Shkup, 15 shkurt – Nga Ambasada amerikane në Shkup informojnë se ekziston një rrezik i madh ndonjë sulmi terrorist nga SHI në Maqedoninë e Veriut. SHI ka për qëllim që të sulmojë qytetarët, duke përfshirë edhe qytetarët amerikan të cilët udhëtojnë jashtë vendit. Terroristët çdo ditë e më shpesh po përdorin metoda më pak të sofistikuara, transmeton koha.mk.
“Ekziston një rrezik i madh i ndonjë sulmi terrorist nga ideologjitë ekstremiste në Maqedoninë e Veriut. Sulmet terroriste dhe incidentet e tjera të sigurisë shpesh ndodhin pa asnjë paralajmërim, ndërsa shtetasit e SHBA-ve inkurajohen që të mbajnë nivel të lartë të gatishmërisë. Ekstremistët më shumë orientohen në drejtim të identifikimit dhe sulmit të “synimeve të buta”, siç janë: qendrat tregtare dhe tregjet, aeroportet, hotelet, klubet dhe restorantet, vendet e kultit, shkollat, parkingjet dhe evenimentet publike të profilit të lartë (ndeshje të sportit, mitingjet politike, demostratat, festat, grumbullimet festive etj)”, thuhet në paralajmërimin e ambasadës.