Shkup, 3 prill – Sot në Institutin për shëndet publik në Shkup ka qëndruar për vizitë përfaqësuesii I ambasadës amerikane Daniel Mayeda i cili pas takimit me drejtorin Doc. Dr. Shaban Memeti ka bërë dhe donacionin e ambasadës amerikane në Shkup, që është një donacion për laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikës molekulare.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vet drejtori Memeti i cili i është shumë falenderues ambasadës amerikane për këtë ndihmë dhuruar ISHP-së.
Ndihma e ambasadës së SHBA përbëhet prej: maska mbrojtese respiratore N95 -500 copë, kombinezon mbrojtës tip 3- 200 copë, dorëza mbrojtese -10.000 copë, Reagens për ekstraktim të ARN së – 750 copë.