Nju-Jork, 8 janar – Amazoni e tejkaloi Majkrosoftin në listën e kompanive më të vlefshme në SHBA me aksionet e të cilës publikisht po bëhet tregti pasi lëvizjet në bursë sollën deri në ndryshimin e listës së korporatave amerikane.
Ndryshimi i kryesimit ka ndodhur pasi aksionet e Amazonit u rritën për tre për qind dhe e ngritën vlerën e tregut të gjigantit në tregtinë e internetit në 797 miliardë dollarë. Aksionet e Majkrosoftit janë rritur për më pak se një për qind, me të cilat vlera e tregut e prodhuesit të soufterit arrin 784 miliardë dollarë. Me këtë Amazoni për herë të parë është kompania më e vlefshme amerikane me aksione në bursë, ndërsa i është dhënë fund kthimit të shkurtër të Majkrosfotit në majën, pasi në nëntor e ka kaluar Ejpëllin.
Lëvizjet janë shkaktuar nga shqetësimi se ushtria tregtare e administratës së Donald Trampit me Kinën dhe ngritjes së interesit referent do të ngadalësojë ekonominë botërore. Nëse kjo ndodh, me siguri do të ngadalësohet edhe rritja e kompanive nga sektori teknologjik dhe degët tjera të industrisë, të cilat pjesën më të madhe të të ardhurave e marrin jashtë SHBA-së.