Amazon po shpenzon miliona dollarë për të dizajnuar dhe ndërtuar një strehimore për të pastrehët në zemrën e qytetit të Seattle të Uashingtonit të SHBA-ve.
Gjiganti i shitjes me pakicë në internet krijoi partneritet me organizatën jofitimprurëse Mary’s për të shndërruar një nga kampuset e tyre urbane në një shtëpi strehuese. Ajo do të hapet në vitin 2020 dhe do të strehojë 275 njerëz në natë.
Sidoqoftë, streha tetëkatëshe mund të strehojë vetëm një pjesë të vogël të popullsisë, meqë janë më se 12,000 njerëz që bëjnë gjumin rrugëve të qarkut. Streha e Amazonës do të jetë më e madhja në shtetin e Uashingtonit.
Sipas planeve të parapara, në objekt do jetë një kafiteri e madhe që i ngjason një dhome ngrënie, sallë pritjeje për fëmijë dhe dhoma gjumi, për të cilat Hartman, shefi ekzekutiv i Mary’s, tha se do të ndihmojë ‘familjet të ruajnë dinjitetin e tyre individual’.
Por jo të gjithë janë të bindur nga bujaria e Amazon. Amazon është akuzuar për kontribim në problemin e pastrehë të qytetit duke u zgjeruar në Seattle dhe duke rritur kostot e banesave.(koha.mk)