Amazon Air ka bërë shpërndarjen e parë nga droni dhe ka deklaruar se ka dërgesa është bërë për 13 minuta. Droni është larguar nga zona e firmës në Cambridge dhe ka dërguar një Amazon Fire TV box dhe në qese me popkorn për një klient në të njëjtin vend, mirëpo Amazon ka refuzuar të tregojë se sa larg ka qenë pika e dërgesës. Gjiganti Amazon ka thënë se ka në plan të bëjë një linjë ajrore për dërgesat me dron në të ardhmen dhe se konsumatorët të cilët vendosin që dërgesa të bëhet me dron duhet që të kenë shtëpinë me kopsht. Gjithashtu produktet të cilat porositen duhet të jenë më pak se 2.5 kilogram.