Vjenë, 14 tetor – Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Jukija Amano i kontestoi pohimet e presidentit amerikan Donald Tramp se Marrëveshja për programin bërthamor e Iranit parashikon mekanizëm të dobët kontrollues. “Në këtë moment Irani është nën regjimin më të fuqishëm”, tha Amano. Ai tha se ANEB deri tani ka qasje deri te të gjitha vendet, të cilat duhet t’i vizitojë. “Irani i respekton të gjitha obligimet lidhur me marrëveshjen bërthamore”, konfirmoi Amano. Paraprakisht, Tramp refuzoi të konfirmojë se Irani po vepron në pajtim me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 dhe paralajmëroi se mundet ta shfuqizojë. Tramp vlerësoi se Irani nuk i përmbahet frymës së marrëveshjes për armatimin bërthamor nga viti 2015 dhe paralajmëroi strategji të re ndaj këltij shteti. Ai po ashtu thotë se inspektorët e ANEB-it nuk i kanë shfrytëzuar të gjitha kompetencat e tyre, pasi kanë qenë nën presion nga Irani.