Alzheimeri mund të diagnostikohet vetëm 8 vjet pasi të jeni prekur prej tij. Këto janë simptomat e para.

Shkaqet dhe zhvillimi i Alzheimerit janë të paqarta. Kërkimi shkencor tregon se sëmundja lidhet me ‘pllakat e pleqërisë’.

Trajtimet e përdorura momentalisht ofrojnë pak përfitime simptomatike ; asnjë trajtim që vonon ose ndal progresin e sëmundjes nuk ekziston.

Në 2008, më shumë se 500 teste klinike janë kryer për identifikimin e një kure të mundshme të Alzheimerit, por nuk dihet nëse ndonjë nga këto teste do shfaqë rezultate premtuese.

Janë sugjeruar zakone të ndryshme të të jetuarit për të parandaluar sëmundjen e Alzheimerit, por ka një mungesë provash që të tregojë një lidhje mes rekomandimeve dhe reduktimin e sëmundjes.

Stimulimi mendor, ushtrimet dhe dieta e balancuar sugjerohen si mënyrat më të mira për të parandaluar dhe menaxhuar sëmundjen.

Më pak se 3% e individëve, jetojnë më shumë se 14 vjet pas diagnozës.

Për shkak se Alzheimeri nuk mund të kurohet dhe është degjenerativ, menaxhimi i pacientëve është tepër i rëndësishëm. Roli i kujdestarit zakonisht merret nga bashkëshorti ose një i afërm.

Sëmundja e Alzheimerit është e njohur për pasojat mbi kujdestarin; presioni mund të shkaktojë pasoja psikologjike, sociale, fizike dhe ekonomike.

Simptomat e para shpesh ngatërrohen si probleme të lidhura me plakjen dhe stresin. Testimet e detajuara neuropsikologjike mund të shfaqin vështirësi mendore që 8 vjet para se një person të plotësojë kriteret për diagnostikimin me Alzheimer.

Problemi më i dukshëm është humbja e kujtesës, që shfaqet si vështirësia për të mbajtur mend fakte të mësuara së fundmi dhe paafatësia për të thithur informacion të ri.

Problemet me funksionet ekzekutive (si vëmendja, planifikimi, fleksibiliteti dhe mendimi abstrakt) ose dëmtimet në kujtesën semantike (kujtesa e kuptimeve), mund të jenë simptoma të fazave të hershme të sëmundjes.

Plogështia mund të vërehet në këtë fazë dhe qëndron si simptoma më jetëgjatë, gjatë rrjedhës së sëmundjes. Faza para-klinike e sëmundjes është quajtur gjithashtu dëmtim i butë mendor, por nëse ky term korrespondon me një fazë pas diagnostikimit apo me hapin e parë të sëmundjes së Alzheimerit, kjo ngelet për tu diskutuar.

Përkeqësimi progresiv pengon pavarësinë e individëve të prekur, që bëhen të paaftë për të kryer edhe aktivitetet më të zakonshme.

Vështirësitë në të folurit bëhen të dukshme për shkak se i prekuri nuk mund të kujtojë fjalët, që e çojnë atë në zëvendësimin e fjalëve të duhura me fjalë të gabuara (paraphasias). Aftësitë shkruese dhe lexuese humbasin gjithashtu shkallë-shkallë. Koordinimi i ndërlikuar i lëvizjeve përkeqësohet me kalimin e kohës, duke e bërë më të madh rrezikun e rënies. Gjithashtu, problemet e kujtesës përkeqësohen dhe personi mund të mos njohë të afërmit. Kujtesa afatgjatë, që më përpara qe e pacënuar, tani dëmtohet./Bota.al