Dani Alves është në kërkim të një skuadre të re pas përfundiminit të kontratës me PSG dhe po provon t’u ofrohet disa klubeve me emër. Mësohet se anësori brazilian po studion mundësin nënshkruajë me Juventusit, përveçse me Interin.
Në fakt, kur u largua nga bardhezinjtë dy sezone më parë, nuk rezervoi fjalë të mira për shkak të marrëdhënieve të tendosura me trajnerin Allegri dhe ish-drejtuesit e lartë, Beppe Marotta.
Tashmë që as trajneri dhe as drejtori sportiv nuk punojmë tek Juvja, Dani Alvesit i është kthyer dëshira për të qenë sërish pjesë e kampionëve të Italisë. Por duket e vështirë që bardhezinjtë t’i kthehen pistës “Alves” nëse merr në konsideratë faktin që futbollisti i ka mbushur 36 vjeç dhe kërkon një pagë të majmë 7 milionë euro në sezon plus bonuset.
Sigurisht që, nëse Paratici vendos të shesë Cancelon do të linde nevoja për të gjetur dike të besueshëm që do të konkurronte me De Sciglion. Vetëm në këtë rast opsioni “Dani Alves” mund të merret në konsideratë.