Stamboll, 7 maj – Anulimi i zgjedhjes për prefekt të Stambollit paraqet fitore për demokracinë turke, sepse me këtë do të mundësohet që rezultatet e zgjedhjeve ta reflektojnë vullnetin e votuesve, deklaroi Fahretin Altun, zëdhënësi i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.
Komisioni suprem zgjedhor dje vendosi t’i anulojë rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën më 31 mars. Në votimin për prefekt të Stambollit fitoi kandidati kryesor opozitar Ekrem Imamugllu, por me pak vota epërsi.
Altun tha se me zgjedhjet e reja lokale në qytetin më të madh të Turqisë, të cilat Komisioni zgjedhor suprem i caktoi për më 23 qershor, vazhdon seria e zgjedhjeve të lira dhe korrekte, të cilat tani më shtatë dekada mbahen në Turqi.
“Gjithashtu, ne jemi të bindur se sistemi gjyqësor i përgjegjësisë do t’i ftojë të gjithë individët dhe organizatat të cilat i kanë shkelur ligjet zgjedhore gjatë këtij procesi”, theksoi Altun.
Në disa pjesë të Stambollit mbrëmë shpërthyen protesta për shkak të vendimit të Komisionit suprem zgjedhor të Turqisë për t’i anuluar rezultatet nga zgjedhjet lokale në të cilat fitoi opozita. Edhe Ekrem Imamoglu nga Partia republikane popullore, fitues i zgjedhjeve nga 31 marsi dhe ish-kryeministri Binalli Jëldërëm nga Partia qeveritare e drejtësisë dhe zhvillimit me kumtesë konfirmuan se do të jenë në listën e zgjedhjeve të sërishme të caktuara për më 23 qershor. Protestat në Stamboll ishin në rajonet Beshiktash, Kadikoj dhe Shishli.
Imamoglu, e dënoi vendimin e organit më të lartë zgjedhor në Turqi për mbajtje të sërishme të zgjedhjeve për prefekt në qytet, duke e quajtur “tradhtare”. Imamoglu u përqendrua ndaj mijëra ithtarëve në qendër të Stambollit, duke thënë: Ata tentojnë t’i kthejnë zgjedhjet që i fituam…Mund të jenë të shqetësuar tani, por asnjëherë mos e humbisni shpresën.
BE-ja ka dhënë kritika për vendimin e Komisionit suprem zgjedhor të Turqisë për t’i anuluar rezultatet nga zgjedhjet për prefekt të Stambollit dhe të organizojë votim të ri më 23 qershor.
Në deklaratën e përbashkët, shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini dhe eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, thuhet se ky vendim është në kundërshtim me vetë idenë për procesin demokratik zgjedhor. Gjithashtu shtohet se vendimi ishte politizuar dhe është në kundërshtim me synimin kyç të procesit demokratik. Përveç kësaj, ky hap do të thotë edhe minim të procesit zgjedhor dhe është kundër obligimeve të ndërmarra nga Turqia si anëtar i Këshillit të Evropës.