Shkup, 5 korrik – Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmajer deklaroi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë realizuar avancim që të afrohen drejt tregut të vetëm të Bashkimit Evropian, por megjithatë, është e nevojshme luftë më e fuqishme kundër korrupsionit dhe gjyqësisë së pavarur në dy vendet.
“Edhe krahas avancimit, ende nuk janë realizuar të gjitha kriteret,që këto vende të jenë të gatshme për anëtarësim në BE”, ka thënë Altmajer në konferencën për Ballkanin Perëndimor që mbahet në qytetin polak Poznanj, përcjellë KOHA.
Lidhur me deklaratat e disa shefave të diplomacive të BE-së se nuk duhet të shtyhet fillimi i negociatave të këtyre dy vendeve me Unionin, Altmajer ka thënë se nuk është puna e tij si ministër i Ekonomisë të japë rekomandime për vendime që tani më janë sjell në nivel të shefave të shteteve ose qeverive dhe KE-së si tërësi.
“Bashkimi Evropian duhet të sjell vendime njëzëri, pikërisht kjo pritet nga ne. Sido që të jetë, si ministër i Ekonomisë, dua të shoh zhvillim stabil ekonomik në të gjitha këto vende, pa dallim të asaj kur dhe me çfarë kushte do të ndodh inkuadrimi në BE, me rëndësi është të sigurohet se njerëzit në këtë rajon kanë perspektivë në rritje ekonomike, vende të punës dhe trajnime”, theksoi Altmajer.
Për këtë qëllim, shtoi ministri gjerman, punojmë me këto vende organizuam samit digjital që solli deri në arritje të marrëveshjes për roamnig, trajnim të ndërmarrjeve të mesme…
Në pyetjet nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ekonomikisht janë të përshtatshme për në BE, Altmajer tha se kjo pyetje nuk mund të përgjigjet me “po” në kohën e tashme.
“Megjithatë, shoh se këto vende kanë bërë avancim të jashtëzakonshëm.Ekonomitë në këto dy vende arritën avancim të madh dhe të rëndësishëm në vitet e fundit, me çka u afruan ndaj tregut të vetëm evropian”, ka thënë ministri federal gjerman.
Siç theksoi Altmajer në Poznanj, në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është e nevojshme tolerancë, por qeverisje e të drejtës, gjykata të pavarura dhe luftë e vendosur kundër korrupsionit. (koha.mk)