Prestigjiozja gjermane “Bild” ka publikuar 3 ditë më, parë një lajm që ka kaluar pa u vënë re në mediet shqiptare. Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare Altin Lala i cili është dënuar me një gjobë të majme nga gjykata e Hanoverit. Sipas “Bild”, Lala është dënuar me 17 100 euro gjobë pasi i ka dhënë ryshfet një klubi qitjeje për të marrë lejen e mbajtjes së armëve.
Ligji gjerman është mjaft i rreptë për marrjen e kësaj lejeje dhe parashikon një sërë testimesh dhe provimesh, por Lala mesa duket ka menduar ta zgjidhë “si shqiptarët”. Episodi ka ndodhur 2 vjet më parë dhe mësohet se Lala ka dhënë 300 euro ryshfet për të marrë çertifikatën. Në korrik 3 persona u arrestuan. Shqiptari u dënua fillimisht me 22 800 euro, por gjoba u ul në 17 100 sepse ai pranoi akuzën, dorëzoi lejen dhe nuk ka pasur armë në zotërim.