Tetovë, 21 mars – Të formohet Qeveria dhe pastaj të debllokohet proceset. Ky është mesazhi i ambasadores së Gjermanisë në Maqedoni, Cristine Altauzer, e pyetur rreth vizitës së komisionarit Johanes Han në Maqedoni. “Është shumë me rëndësi që të hapet dhe të debollkohet procesi dhe të shkojmë një hap përpara. Pikësëpari të formohet Qeveria dhe të fillohet me ato punët që janë të rëndësishme. Ne këtu folëm për ajrin dhe ujin cilësor, për projektet që janë për të gjithë qytetarët”, tha Altauzer. Në ndërkohë nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, pret që Parlamenti të punojë normalisht. “Është mirë ku autoritetet si komisioneri Han vijnë në vendin tonë. Ata janë të shqetësuar për situatën këtu, sepse normalisht ne jemi vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Komisionarin Han do ta dëgjojmë me kujdes të veçantë dhe shpresojmë se edhe ai do të jep një kontribut për formimin e institucioneve në vendin tonë. Mendoj se koordinimi duhet të kalojë ashtu siç i takon një parlamenti dhe një institucioni, ndërkohë që hapat tjerë do të pasojnë këtë koordinim. Është e drejtë e çdo shumicë parlamentare që të kryejë procesin e zgjedhjes së kryetarit të parlamentit”, tha Arifi.