Shkup, 23 qershor – Alpaj Jusuf nuk do të jetë më futbollist i Sileksit, bën të ditur gazeta Koha. 22 vjeçari nga Kumanova bëhet kështu lojtari i parë që po largohet nga Kratova, ndërsa te Sileksi erdh nga skuadra e “Lokomotivës” nga Shkupi.
Ndërprerja mes futbollistit, i cili luan në rolin e mesfushorit të fundit erdh pasi të njëjtit i kishte skaduar kontrata dy vjeçare, ndërsa palët vendosën që e njëjta të mos vazhdohet.
Ndryshe, pas largimit nga radhët e Sileksit, thuhet se për Alpaj interesim kanë shprehur disa skuadra jashtë vendit, ndërsa klubi i tij i ri pritet të mësohet gjatë kësaj jave. (koha.mk)