Spanjolli 36-vjeçar ka nënshkruar një kontratë të re e cila besohet të jetë për një vit me opsion për një vit tjetër. Dy herë kampioni i botës beson se motori i ri Renault që ka marrë MekLaren do të rikthejë skuadrën kompetitive vitin tjetër pas tre sezoneve të vështira me motor Honda. Alonso ka kaluar një periudhë kohëre duke eksploruar opsionet si brenda ashtu edhe jashtë F1 por tha se ndihej si në shtëpi te MekLaren. “Zemra më thoshte të qëndroja,” shprehet Alonso.
“Megjithëse vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta, nuk kemi harruar se si fitohet, dhe mendoj se mund të fillojmë të jemi konkurrentë shumë shpejt. MekLaren ka burimet teknike dhe forcën financiare për të fituar gara në Formula 1. Tre vitet e fundit na kanë motivuar për të planifikuar dhe të ndërtojmë të ardhmen, dhe mezi po e pres aventurën time të re”, përfundoi Alonso.