E ardhmja e Fernando Alonso mund të jetë në garat Rally Dakar. Makina Toyota po organizon një test për pilotin spanjoll, që u largua nga Formula 1 në fund të sezonit 2018. Bashkë me Alonso do të jetë edhe piloti nga Katari, Nasser Al Attiyah dhe së bashku do të testojnë markën Hilax. Ky test mund të zhvillohet në prill, në përfundim të edicionit 2019 të garave Rally Dakar.