Në vitin 2021, Fernando Alonso do të rikthehet në pistat e Formula 1. Piloti spanjoll, 2 herë kampion bote në Formula 1, do të garojë me Renault, që sezonin tjetër do të ketë emrin Alpine F1 Team. Alonso do të zërë vendin e Daniel Ricciardo, ndërkohë që për spanjollin kjo është hera e tretë që ulet në sediljen e makinës franceze.
Alonso ka qenë në fabrikën ku prodhohet njëvendëshja franceze, ku ka nisur nga puna me inxhinierët për makinën që do të pilotojë vitin tjetër. Spanjolli do të ketë si shok skuadre francezin Esteban Ocon.
I veshur me uniformën e makinës së re, Alonso dukej në formë dhe gati për t’u rikthyer në pistë pas 2 vitesh pushim. “Jam gati të ndihmoj skuadrën për të qenë sa më kompetitivë në pistë. Nuk rikthehem për “show”, por për të fituar”, tha Alonso.