brojtësi i krahut të majtë, Marcos Alonso do të largohet nga skuadra e Chelseat në fund të sezonit.
Mediumet angleze kanë njoftuar të martën se Alonso ka njoftuar krerët e ekipit londinez për vendimin e tij dhe pritet të nxirret në shitje gjatë verës. Për ta lënë të lirë Alonson, Chelsea po kërkon rreth 15 milionë euro.
Spanjolli 30-vjeçar ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023 por nuk është i kënaqur me hapësirën që e ka pasur këtë edicion në ekip.
Ai ka regjistruar 17 paraqitje dhe ka shënuar dy gola në të gjitha garat. Alonso është pjesë e Chelseat prej vitit 2016 kurse karrierë ka bërë edhe te Fiorentina, Sunderlandi e Boltoni.