Marcos Alonso dëshiron të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere. “Metro Sport” shkruan se mbrojtësi i majtë spanjoll dëshiron të transferohet në Atletico Madrid. Trajneri i “Blues”, Maurizio Sarri ka preferuar ta nisë lojën me mbrojtësin tjetër të majtë, Emerson Palmeri në finale të Europa Leagues ndaj Arsenalit të mërkurën që shkoi. Dhe, ky fakt i ka rritur spekulimet për një largim të tij të mundshëm nga Londra gjatë verës.
Atletico tashmë thuhet se i ka nisur kontaktet me Chelsean për të diskutuar rreth transferimit eventual të Alonsos. Tash pritet të arrihet marrëveshja e shitblerjes dhe rrogës së futbollistit.