Shkup, 16 janar – Në linjën telefonike 02/15123 për këshilla mjekësore “Alo doktor” javën e kaluar (prej më 9 deri më 15 janar) ka pasur 1.719 thirrje. Shtëpia e shëndetit Shkup kumtoi se prej më 15 shtator 2014 kur filloi me punë linja telefonike, deri më tani, në linjë ka pasur 133.470 thirrje. Linja është në dispozicion çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultë mjekësore e drejtpërdrejt në momentin e paraqitjes së simptomave të ndryshme të çrregullimit të shëndetit. Njëzetë e pesë mjekë janë në dispozicion për këshilla mjekësore. Thirrjet janë prej qytetarëve të të gjitha qyteteve të Maqedonisë. Paraqitjet janë të spektrit të gjerë me simptomatologji të ndryshme, zakonisht për simptoma respiratore, temperaturë të rritur trupore, viruse sezonale, ftohjet dhe kollë. Të gjithë personave të cilët kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike “Alo doktor” u është ofruar ndihmë shëndetësore dhe terapi përkatëse simptomatike, kumtoi Shtëpia e shëndetit Shkup.