Almeda dhe Tolga me pushime, urojnë Bajramin me foton e ëmbël

Një muaj pas lindjes së djalit të tyre të parë Almeda dhe Tolga janë nisur me pushime. Në prag të festës së Bajramit, aktori i njohur turk dhe bukuroshja shqiptare janë për të shijuar pushimet e para me vogëlushin, Efehan.

Pak ditë më parë, Almeda dhe Tolga ua prezantuan të gjithë miqve virtualë vogëlushin e tyre Efehan. Çifti që prej ardhjes në jetë të djalit të tyre ndihen në qiellin e shtatë.

Këtë gjë na e kanë treguar vetë ata nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Ndërsa ditën e sotme në profilin e saj në Instagram, Almeda ka ndarë me të gjithë disa imazhe nga pushimet e saponisura duke u uruar të gjithë miqve edhe festën e Bajramit.