Trajneri i Juventusit, Max Allegri beson se kartoni i kuq kontrovers për Cristiano Ronaldon kundër Valencias, është një provë që Liga e Kampionëve ka nevojë për VAR. “Djemtë ja dolën mirë sonte, përderisa kishin shumë mundësi shënimi para se të largohet Ronaldon, pastaj ne e merituam që të kalojmë në epërsi”, tha trajneri për Sky Sport Italia pas fitores 2-0. “Ishte natyrale që kur shkonim drejt fundit të kishte hapësirë për Valencian që të shënonte, por Szczesny nuk e lejoi këtë pasi që mbrojti një penallti në minutat shtesë të takimit”. “Natyrisht, tensionet u rritën drejt fundit dhe ka pasur mundësi edhe për kartona të tjerë. Nuk është lehtë të luash këtu, Valencia luan futboll agresiv, atmosfera është pasiononte por djemtë ja dolën mirë kundrejt sulmeve të Valencias”.