Massimiliano Allegri mund ta marrë drejtimin e Bayern Munichut gjatë verës. Bayern Munich e zgjodhi trajnerin veteran, Jupp Heynckes, për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin e shkarkuar deri në fund të sezonit. Por, gjatë verës, Bayern Munich po synon që trajner të ekipit ta emërojë strategun e Juventusit, Massimiliano Allegri, shkruan Calciomercato.com, përcjell Express. Sipas Calciomercato.com, ish-trajneri i Milanit mund të largohet nga Juventusi gjatë verës edhe pse ka kontratë deri në vitin 2020. Thuhet se Allegri dëshiron ta sprovojë veten edhe jashtë Italisë. Përveç Allegrit, kandidat për ta marrë drejtimin e Bayernit janë edhe Julian Nagelsmann (Hoffenheim) dhe Thomas Tuchel (ish-trajneri i Borussia Dortmundit).