Massimiliano Allegri mund të kthehet shumë shpejt në pankinë. Trajneri toskan e ka shprehur në shumë raste dëshirën për të drejtuar një skuadër jashtë Italisë dhe ky mund të jetë rasti ideal për të. Duke iu referuar lajmeve që vinë nga Anglina pankina e Tottenham po dridhet dhe Mauricio Pochettino rrezikon shkarkimin pas eliminimit nga Carabao Cup nga Colchester skuadër e kategorisë së 4-t.
Spurs e kanë nisur shumë keq kampionatin dhe pozicionohen 10 pikë pas kryesuesve të Premier League, vetëm pas 6 javësh kështu që pozicioni i Pochettinos është vënë në dyshim të madh dhe Allegri shikohet si pasuesi i tij.