Drejtues të Juventusit javën e ardhshme do të takohen me Massimiliano Allegrin për të diskutuar rinovimin e kontratës. Sipas burimeve të gazetës “Tuttosport”, drejtues të Juventusit janë të lumtur të vazhdojnë bashkëpunimin me Allegrin i cili tashmë i ka kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruajnë mediat italiane, transmeton Gazeta Metro.
Mediat italiane raportojnë se javën e ardhshme Allegri dhe drejtues të Juventusit do të takohen për të diskutuar mbi një rinovim të vlefshëm deri në vitin 2020. Është gjithashtu e mundshme që Allegri të përfitojë një rritje page së bashku me shpërblime të tjera. Kujtojmë që Allegri ka një kontratë të vlefshme me Juventusin deri në vitin 2018.