Pas dy fitoreve radhazi, Juventus do të ndeshet nesër me Milan. “Nuk do të jetë ndeshje vendimtare. Eshtë një test i mirë dhe duhet të marrim tre pikët, – tha Masimmiliano Allegri në fund të ndeshjes. – Këtë vit kampionati do të vendoset në pesë ndeshjet e fundit sepse do të ketë tre përballje direkte. Ne nuk jemi të ngopur me suksesin.” Për Bonucci, ai shtoi: “Më vjen keq që nuk do ta kem përballë sepse në këto ndeshje të mëdha duhet të jenë të gjithë më të mirët në fushë.”
– Çfarë humori keni?
– Prag-ndeshja është pozitive. Do të jetë një ndeshje tërheqëse dhe ne duhet të marrim tre pikët. Milan ka shumë cilësi. Eshtë pak larg në renditje, por jam i bindur se do të luftojë për vendet e para. Të mërkurën në mbrëmje isha i mërzitur për mungesën e përqendrimit. Gabuam shumë. Gabuam shumë pasime dhe duhet të bëjmë më pak gabime në të ardhmen. Kemi punuar në këtë aspekt dhe shpresoj që ndaj Milan të bëjmë më pak gabime teknike.
– A do të luajë Alex Sandro?
– Duhet të vendos nëse do të luajë ai apo Asamoah, që është shumë mirë. Alex Sandro po gjen formën ideale, por unë do të vendos nesër në mëngjes. Kam ende disa dyshime për formacionin, sepse më pas do të kemi një ndeshje vendimtare në Champions League për kalimin e turit.
– Po nesër nuk është vendimtare?
– Vitin e kaluar kemi humbur dy herë në Milan, ndërsa sivjet duhet të marrim me çdo kusht pikë. Do të jetë një ndeshje e fortë, sepse gjithmonë është e komplikuar të luash në “San Siro”.
– Do të mungojë Bonucci..
– Leo ka bërë punë shumë të mirë gjatë 7 viteve me Juventus dhe më vjen keq që nuk do të jetë në fushë nesër sepse në këto ndeshje të mëdha duhet të luajnë më të mirët. Ne aktualisht kemi tre mbrojtës, sepse Benatia nuk është i disponueshëm. Njëri mes Barzagli dhe Rugani do të luajë në krah të Chiellini.
– Eshtë thënë për Juventus që e ka barkun të mbushur…
– Absolutisht jo. Këtë vit, numrat e skuadrës së parë janë më të mira se ato të vitit të kaluar. Napoli po bën gjëra të rëndësishme, por në këtë moment diferenca mes nesh dhe atyre janë dy penallti të humbura. Këtë vit kampionati do të vendoset në pesë javët e fundit ku do të ketë tre përballje të drejtpërdrejta.
– Çfarë momenti po kalon Juventus?
– Nesër është një test i mirë, por e thashë që nuk është një ndeshje vendimtare. Për ne, ndeshja më e rëndësishme deri në këtë pikë të sezonit është transferta që do të kemi të martën në Lisbonë.
– Si është Marchisio? Do të luani me tre në mesfushë?
– Marchisio luajti 20 minuta të mira dhe po rritet. Duhet ende të vendosë se cilin do të aktivizojë nesër.
– Po Bernerdeschi dhe Douglas Costa?
– Duhet të bëj disa zgjidhje sepse futbolli luhet me 11 vetë dhe për të shkuar deri në fund të të gjitha veprimtarive ku marrim pjesë kemi nevojë për një përbërje të bollshme me futbollistë. Federico po ritet dhe po bën një punë të mirë. Douglas Costa ka filluar të jap disa asiste. Ka shumë ndeshje dhe e rëndësishme është që gjithmonë të luajnë ata që janë më në formë.