Massimiliano Allegri ka konfirmuar se do të marrë një vit pushim pas largimit nga Juventusi. Trajneri italian duke folur në një konferencë në Milano ka thënë se i duhet të mbushë bateritë me familjen e tij.
“Do të marr një vit pushim për të rimbushur bateritë dhe të kthej jetën personale në duar, të rizbuloj pas shumë vjetësh ndjeshmërinë e familjes, fëmijëve e miqve”, ka thënë ai.
Allegri ka fituar pesë tituj rresht me Juventusin në Serie A. Ka fituar tri Kupa të Italisë e ka arritur dy herë finalen e Ligës së Kampionëve.