Trajneri italian shihet si zëvendësues eventual i trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer. Manchester United po mendon qysh tash për pasardhësin e Ole Gunnar Solskjaerit, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Norvegjezi pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit pas rezultateve të dobëta me “Djajtë e Kuq” këtë fillim sezoni.
E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Massimiliano Allegri shihe si zëvendësues i Solskjaerit në “Old Trafford”. Allegri është i papunë që kur u nda me Juventusin gjatë verës pas një periudhe të suksesshme në Torino.
Trajneri italian e ka kushtëzuar gjigantin anglez që ta angazhojë atë sa më shpejtë, pasi në rast se merr ndonjë ofertë tjetër serioze, nuk do ta refuzojë.
Me Solskjaerin në krye, United ka përfunduar në pozitën e 12-të në Premierligë dhe po e zhvillon njërin prej sezoneve më të dobët në histori të klubit.