Allegri firmos kontratën me ekipin e ri që hyn në fuqi pas një viti ose më herët

E ardhmja e Massimiliano Allegri është e shkruar. Madje me një vit para kohe. Ai do të jetë trajneri i ardhshëm i Paris Saint Germanin. Trajneri italian do të ulet në stolin e skuadrës pariziene pas një viti, ose edhe më herët në rast se shkarkohet gjatë sezonit 2019-2020 trajneri aktual Thomas Tuchel.

Lajmin e konfirmon e përditshmja franceze “Le Parisien”, sipas së cilës ish-trajneri i Juventusit ka takuar në Paris drejtorin e ri sportiv të PSG-së, Leonardo, ku ka arritur marrëveshjen paraprake. Në takim ka qenë edhe menaxheri i Allegri, Branchini dhe palët kanë vënë “pikat mbi i” për sa i përket të ardhmes.

Allegri do të qëndrojë një vit pushim dhe më pas do të drejtojë PSG-në (ka një akord me Leonardo). Trajneri aktual Thomas Tuchel, kontrata e të cilit është rinovuar deri në vitin 2021, ka si varkë të vetme shpëtimi triumfin në Champions League nëse dëshiron të mbrojë vendin e punës, pasi pasuesi i tij është zgjedhur që tani.