Shumë mediume italiane sugjerojnë se Massimiliano Allegri mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit për t’u bashkuar me Beppe Marottan te Interi. E ardhmja e Allegrit te Juventusi dhe ajo e Luciano Spallettit të Interi janë në pikëpyetje për sezonin e ri. Gazeta Tuttosport gjatë ditës së shtunë raportoi se Spalletti do të largohet në verë nga Interi, ndërsa Allegri do vijë në vend të tij. Përveç Tuttosportit, tani edhe mediumi Corriere della Sera mbështet këtë raport, duke siguruar se Allegri është favoriti për të marrë vendin e Spallettit. Do të ishte një tronditje e madhe për të parë trajnerin italian të kalonte te rivalët e tyre të hidhur, por pasi vuajtën për kalimin e Marottas, Juventusi këtë do ta përjetoj më lehtë.