Matematika nuk ka gënjeshtra. Massimiliano Allegri e di se në fund të sfidës së fituar ndaj Interit duhen filluar të bëhen llogaritjet për të fituar titullin e gjashtë radhazi nga Juventusi. I treti nën drejtimin e tij. Trajneri bardhezi, i pyetur nga gazetarët për këtë temë, shpjegoi: “Unë besoj se Roma dhe Napoli mund të marrin 86/87 pikë, kështu që ne kemi për të marrë deri në 90 pikë, për të qenë të sigurtë.” Sigurisht, një pre e rëndësishme, por absolutisht brenda dorës së Juventusit, e cila, megjithatë, e plotëson konkurrencën deri në fund edhe me disa gabime. Për të grumbulluar 90 pikë, kur kanë mbetur edhe 16 ndeshjet e fundit, Juventusi do ta ketë të mjaftueshme për të marrë edhe 12 fitore dhe 4 humbje, ose 11 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje. Një luks, që e lejon Juventusin për të humbur dy përplasje të drejtpërdrejta në fushën e Napolit dhe të Romës. Ekipet, megjithatë, vazhdojnë të ëndërrojnë “trengjyrëshin”. Kështu, që Napoli i Sarrit të grumbullojë 90 pikë duhet të fitojë edhe 42 pikë në 15 ndeshje (14 fitore dhe 1 barazim). Ndërsa Roma, në qoftë se sonte do të mundë Fiorentinën, do të ishte e mjaftueshme për të marrë edhe 13 fitore. Llogaritjet matematikore, që ende nuk e tregojnë të gjithë kursin e garës, japin ende shpresë për ndjekësit e Juventusit. Mjafton të kujtojmë sezonin historik 1999-2000, kur bardhezinjtë, atëherë të drejtuar nga Ancelotti, kanë humbur nëntë pikë para Lazios në ditët e fundit.