Massimiliano Allegri dhe Ambra Angiolini më të dashuruar se kurrë. Trajneri i Juventusit dhe aktorja italiane kanë vendosur të shkojnë në altar, madje ka fiksuar edhe kohën e ceremonisë së martesës. Sipas revistës italiane “Chi”, ceremonia do të zhvillohet në qershor të vitit të ardhshëm. Çifti ka nisur të mendojë për përgatitjet dhe për listën e të ftuarve. Ata janë pikasur në dyqan, ku Allegri u ka dhuruar një orë shtrenjtë, dhuratë që Ambra e ka vlerësuar shumë.