Shkup, 16 janar – Ministri Robert Allagjozovski në konferencë të ministrave të kulturës të vendeve nënshkruese të Konventës kulturore evropiane dhe të vendeve vëzhguese të Këshillit të Evropës, e cila nga data 20 e deri më 23 janar do të mbahet në Davos, Zvicër, në suaza të Forumit Ekonomik Botëror.
Siç publikoi Ministria e Kulturës, konferenca është e përkushtuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe të ndërtimit të politikës së përbashkët evropiane, me të cilën trashëgimia kulturore do të mbrohet dhe ruhet së bashku me objektet historike, infrastrukturën dhe hapësirën publike, e që gjithë kjo do të jetë pikë referuese për transformim të vazhduar hapësinor dhe përparim.
“Në këtë konferencë të organizuar në fillim të Vitit të trashëgimisë kulturore evropiane, ministrat do t’i harmonizojnë konkluzionet rreth Deklaratës së Davosit 2018, me të cilën promovohet edhe termi i ri në kulturë – baukultur (Baukultur), që nënkupton kulturë në ndërtim në kuptim më të gjerë, që përfshin më shumë procese për cilësi të lartë në arkitekturë, mjedis të jetesës, mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe në më shumë fusha shoqërore të cilat ndikojnë në cilësinë e jetës”, thekson Ministria.
Konferenca e thekson domosdoshmërinë nga qasja holistike ndaj baukulturës si përgjegjësi e mirë e përgjithshme dhe e përbashkët, ndërsa edhe nevojë urgjente për aksion të përbashkët për përmirësimin e mjedisit të ndërtuar në qytete dhe mjediset rurale.