Shkup, 4 qershor -Ministri i deritanishëm i Kulturës Robert Allagjozovski shpërngulet në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev. Ai është emëruar në funksionin koordinator për zhvillimin e kulturës.
Allagjozovski është përfshirë në rikonstruimin e Qeverisë, ndërsa sot ia dorëzoi funksionon Asaf Ademit që në këtë post vjen nga Lëvizja BESA, krahu i Afrim Gashit.