Shkup, 30 tetor – Me marrëveshjen e nënshkruar të martën mes Universitetit “Shën Kiril dhe Metodij” Fakultetit të Mjekësisë e farmacisë dhe fondacionit “Trajçe Mukaetov”, pjesë e kompanisë farmaceutike Alkaloid, 40 studentë të dalluar (12 nga Farmacia dhe 28 nga Mjekësia) janë përzgjedhur fitues të bursave të studimit për këtë vit akademik, në një vlerë prej 6.500 denarë në muaj. Po ashtu në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes nga fondacioni janë ndarë edhe shpërblime për dy studentë të shkëlqyer.
“Stimulimi dhe shpërblimi i talenteve të reja shpresoj se do të jetë një motiv më shumë për të pasur rezultate edhe më të mira dhe synime edhe më të larta në sferën e shëndetësisë dhe farmacisë. Ne si kompani posaçërisht krenohemi që gjatë 11 viteve përmes fondacionit kemi investuar 1,35 milionë euro për bursat e mjekëve dhe farmacistëve të ardhshëm, për nëntë vjet kemi dhuruar 24 mijë euro për studentët e dalluar të Mjekësisë dhe Farmacisë në USHKM, ndërsa përmes aktiviteteve humanitare kemi donuar rreth 115 mijë euro”, u shpreh kryetari i fondacionit dhe drejtori gjeneral i Alkaloidit, Zhivko Mukaetov.
Që nga viti 2007, Alkaloid ka financuar me bursa rreth 500 studentë, ndërsa 69 të tjerë që kanë mbaruar studimet në këto fakultete janë punësuar në kompaninë Alkaloid.