Shkup, 31 tetor – – Fondacioni “Trajçe Mukaetov”, për vitin akademik 2017-2018, ka ndarë 39 bursa, 18 për studentët e Fakultetit të Farmacisë dhe 21 për studentët e Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Bursa në fjalë kap shumën 6.500 denarë për 12 muaj rresht. Gjithashtu, fondacioni “Trajçe Mukaetov” edhe këtë vit ka ndarë çmimin në vlerë prej 1.200 euro për të parët e gjeneratës në fakultetet në fjalë. Këtë çmim e fituan Aleksandra Zafirovska, Dushko Shalabalija dhe Nevenka Ridova. Projektet e deritanishme paraqesin dëshmi për realizim të përpjekjeve të Fondacionit për mbështetje të farmacisë, mjekësisë dhe shkencës, parasë gjithash mbështetje të të rinjve, kuadrove ambicioz të cilët karrierën e tyre i’a kanë përkushtuar këtyre veprimtarive. Fondacioni është themeluar në nder të Trajçe Muaketovit, I cili në krye të “Alkaloid” u emërua në vitin 1985 – deklaroi Zhivko Mukatetov, Alkaloid.