Kompania ajrore italiane “Alitalia”, që ndodhet pranë falimentimit, kumtoi se ka anuluar 200 fluturime të sotme në linjat e brendshme dhe ndërkombëtare për shkak të grevës të një pjese të personelit, transmetuan mediat franceze.
Në ndërkohë është gjetur zgjidhjet alternative për 80 për qind të pasagjerëve të involvuar, informon kompania në faqen e vet. Kompania ajrore, që me vite shënon humbje, me lutje të aksionarëve dhe me vendimin e Ministrisë së Transportit më 2 maj kaloi nën drejtorinë administrative. Kjo ndodhi pasi sindikatat e hodhën planin për ristrukturim, që parashihte shkurtime të 1.700 pozitave dhe zvogëlimin e pagave për tetë për qind në pjesën e personelit.
Qeveria italiane, e cila përjashton çdo mundësi për nacionalizim, kërkon blerës për tërë veprimtarinë ose për një pjesë të shoqërisë, në të cilën kompania ajrore “Itihad” (Etihad) nga Emiratet e Bashkuara Arabe posedon 49 për qind, ndërsa 51 për qind e tjera kontrollohen nga konzorciumi i kompanive italiane.
Greva e sotme, e caktuara që para disa javësh, përkon me negociatat për parametrat e procedurës për shpalljen e tepricës teknologjike, që para disa ditësh e publikoi “Alitalia” për 1.358 të punësuar të vet prej gjithsej rreth 12.500 të punësuar në kompani. Disa të punësuar protestojnë edhe kundër mospagesës së premive në pagesat për muajin maj.