Romë, 21 maj – Kompania ajrore italiane “Alitalia” anuloi më shumë se 300 fluturime për shkak të grevës së pilotëve dhe stjuardesave, njoftoi transportuesi ajror.
“Për shkak të grevës 24-orëshe që e publikuan disa sindikata italiane të të punësuarit në këtë sektor, që mbahet në 21 maj “Alitalia” është e detyruar që të heqë dorë nga fluturimet për këtë datë, saktësohet në komunikatë.
Mbi 300 fluturime-kryesisht vendore dhe ndërkombëtare, janë anuluar, ndërsa disa prej tyre kanë qenë në itenerar për mbrëmë, ndërsa disa të tjera janë parashikuar për nesër herët në mëngjes. Në të njëjtën kohë grevë mbajnë edhe të punësuarit në disa aeroporte në Itali.