Liverpooli po e zhvillon edhe miqësoren e gjashtë duke u përballur me Lyonin, ku Alisson bëri një gabim trashanik. Portieri brazilian gaboi në pranim të topit, ku Moussa Dembele, përfitoi duke e marr topin dhe duke fituar penallti. Memphis Depay shënoi nga pika e bardhë, për ta kaluar në epërsi Lyonin në 1-0.
Allison 😓 #LFC pic.twitter.com/D8FY3mEnKz
— LFC MEDIA (@LFCMEDIA1) July 31, 2019
Njëjtë kishte ndodhur këtë sezon edhe me Simon Mignolet, ndaj Sporting Lisbon ku shënoi Bruno Fernandes. Roberto Firmino barazoi menjëherë rezultatin, ndërsa një autogol i kaloi në epërsi në pjesën e parë Liverpoolin.
Friendly Match : ( Liverpool 1 × 1 Lyon ) – Liverpool first goal scored by Firmino ..#LFCOL #LFC #LFCPreSeason #TeamOL pic.twitter.com/ebBnEfc8Vq
— LFC MEDIA (@LFCMEDIA1) July 31, 2019
Në pjesën e dytë shënoi Wilson për 3-1.
Ndeshja po vazhdon, ndërsa Xherdan Shaqiri, luajti për 31 minuta, pasi vetëm sa është bashkuar me ekipin.