Është ndër lojtarët më në formë shqiptarë dhe natyrisht ofertat e rëndësishme për të nuk mungojnë. Fjala është për shqiptarin nga Maqedonia, Ezgjan Aliovski i cili po shkëlqen në kampionatin zviceran. 25-vjeçari edhe pse luan si anësorë ka arritur të shënoi 15 gola dhe ka dhuruar 11 asistime këtë edicion në elitën e futbollit zviceran. Kësisoj së fundmi në garë fuqishëm për të është futur skuadra e madhe gjermane, Hertha e Berlinit. Mediat në Zvicër kanë raportuar se Hertha ka filluar bisedimet me Luganon për një transferim të mundshëm të Aliovskit, transmeton Telegrafi.
Lugano e vlerëson lartë yllin e tyre, por kërkon të fitojë rreth 5 milionë nga shitja e tij. Djaloshi nga Prilepi ka kontratë me ekipin zviceran deri në qershor të vitit të ardhshëm. Përpos Herthes së Berlinit, për Aliovskin në garë mbetet edhe kampioni i ri i Zvicrës, Basel.