Shkup, 26 dhjetor – Ezgjan Alioski, ka zhvilluar ndoshta gjysmësezonin e tij më të mirë gjatë karrierës së tij, pasi me paraqitjet e tij të shkëlqyera ka udhëhequr skuadrën e Lids Junajted deri te numri i madh i fitoreve në Çampionship. Si rezultat i kësaj, ai ka marr disa mirënjohje, ndërsa së fundmi ai është shpall përforcimi i dytë më i mirë i Lidsit këtë sezon.
“Edhe pse starti i tij ishte i ngadalshëm, ai në momentet vendimtare inspironte Lidsin të ndërpres serinë e dobët në muajin nëntor dhe përsëri ta rikthen te fitoret. Ai doli si përforcim fantastik për këtë skuadër, atë e dëshmoi me katër golat e shënuar në pesë përballje në muajin nëntor”, shkruan media britanike “HITC”.
Ndërkohë, në përzgjedhjen e 12-të futbollistëve të cilët këtë verë iu bashkuan Lidsin, para futbollistit shqiptar doli vetëm i shkëlqyeri Samu Saic.