Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski beson se me Maqedoninë e Veriut mund ta befasojnë Austrinë në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian.
Ndeshjen ndaj Austrisë, Maqedonia e Veriut e zhvillon të shtunën.
“Ne dimë gjithçka që duhet të dimë për Austrinë. Është e qartë se Austria është favorit, ka një ekip kompakt që luan futboll të fort fizikisht.
Ata kanë shumë lojtarë në Bundesliga, janë teknikisht të mirë dhe dëshirojnë ta fillojnë kampionatin me fitore. Ne e humbëm ndeshjen në Shkup bindshëm në vitin 2029 me shifrat 4:1, por në të dytën u mposhtëm 2:1.
Ishte një ndeshje në të cilën ne krijuam probleme të mëdha për ta edhe pse luajtëm pa disa lojtar të ekipit të parë. Ne jemi përgatitur për ‘Euro 2020’. Fitorja ndaj Gjermanisë ka rritur vetëbesimin tonë se mund të luajmë kundër të gjithëve. Unë pres që ta konfirmojmë edhe në këtë Evropian”, ka thënë Alioski