Sulmuesi me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski ka folur për mediet britanike, ku ka treguar për situatën që po kalon te skuadra e Lids Junajtid dhe marrëdhëniet që ka me “El Loço” Bielsan. “Bielsa është i frikshëm. Humbja në ndeshjen e kaluar nuk ka kaluar shumë lehtë në dhomat e zhveshjes dhe asnjëri nga ne nuk e shikonte dot drejt e në sy. Ai është i frikshëm (qesh).
Duhet të lëmë pas humbjen e javës së shkuar dhe të fokusohemi te rikthimi tek rezultatet pozitive. Kemi pasur një start të mirë sezoni dhe duam të ruajmë të njëjtën ecuri. Bielsa është një trajner i shkëlqyer dhe gjithmonë merr më të mirën nga të gjithë ne, prandaj ka respektin e të gjithë lojtarëve”,- përfundoi Alioski.