Shkup, 29 tetor – Abdulfeta Alimi, i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, gjatë pauzës së seancës së ditës së hënë, ka folur para gazetarëve për akuzat ndaj tij. Pavarësisht procesit gjyqësor që zhvillohet ndaj Alimit, ai është shprehur se nuk intereson fakti se vallë do të ketë amnisti apo jo. Për shkak se, siç u shpreh ai, nuk është fajtor për ngjarjet e Parlament.
“Unë kam vepruar në bazë të urdhrave të eprorit Goran Gjoshevski, i cili po ashtu akuzohet. Nuk më intereson amnistia. Unë nuk jam fajtor. Isha në detyrë zyrtare dhe veprova sipas urdhrit”, deklaroi Alimi.
Ndryshe, të akuzuarit Alimi, pasi fillimisht iu shqiptua masa e paraburgimit, ai dorëzoi garanci financiare për lirimin nga kjo masë dhe të mbrohet në liri. Kontributin e tij për dhënien e garancisë e dha edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. (koha.mk)