Alimi: Veprimet e mia në përputhje me urdhrat e eprorëve të mi

Shkup, 19 shkurt – I akuzuari i vetëm shqiptar për rastin e 27 prillit në parlament, Abdulfetah Alimi në fjalët e tij përfundimtare është shprehur se të gjitha veprimet e ndërmarra me 27 prill 2017 kanë qenë në përputhje me urdhrat e pranuara nga eprorët e tij. Ai gjithashtu pohoi se çelësat e dyerve ia ka dhënë Goran Gjoshevskit, pasi ai i ka kërkuar, transmeton koha.mk

“Me askënd nga bashkë të akuzuarit para këtij procesi gjyqësor nuk jam njohur, me përjashtim të Goshevskit. Unë asnjëherë s’kam biseduar dhe aq më pak kam bërë marrëveshje me ndokënd për kërcënim të rendit kushtetues. Atë natë kam ndihmuar sa kam mundur, si shqiptarëve, ashtu edhe maqedonasve”, është shprehur Alimi. (koha.mk)