Deputeti i BDI, Ejup Alimi, sot për “Fokus” në gjuhën maqedonase shkurt shpjegoi se pse në pres konferencën e mbajtur dje ka përdorë vetëm gjuhën shqipe, madje edhe atëherë kur u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të redaksive në gjuhën maqedonase, transmeton koha.mk.
Në pyetjen se pse nuk është përgjigjur edhe në gjuhën maqedonase, Alimi u përgjigj me pyetje.
“Nuk keni kolegë në “Fokus” që dinë gjuhën shqipe? A doni të jetojmë së bashku dhe të nemittë barabartë”, është përgjigjur Alimi.
Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së është pyetur se si do të kuptohet me të tjerët në të ardhmen nëse do të përdorë vetëm gjuhën shqipe dhe nëse e nxjerr nga përdorimi gjuhën maqedonase, dhe ai është përgjigjur se institucionet obligohen që të sigurojnë përkthim.
“Unë jam deputet dhe institucionet duhet të sigurojnë përkthyes. Ashtu është edhe anasjelltas, nëse një shqiptar nuk e kupton gjuhën maqedonase, duhet të ketë përkthyes. Pse nuk pyetni deputetët që dinë gjuhën shqipe se pse nuk e përdorin? Unë në pres konferencën e djeshme kam përdorur gjuhën zyrtare të shtetit”, është shprehur Alimi. (koha.mk)