Alimi pret në takim Kodhelin: Bashkëpunimi mes dy vendeve mbetet prioritet

Shkup, 19 nëntor – Kordinatori dhe deputeti i BDI-së, Ejup Alimi sot ka pritur në takim deputeten shqiptare Mimi Kodheli e cila po qëndron për vizitë në Shkup. Në kuadër të këtij takimi është diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy vendeve, transmeton gazeta KOHA.

“Takim me ish-ministren e Mbrojtjes, tani kryetare e Komisionit për politikë të jashtme e Parlamentit Shqiptar, Mimi Kodheli. Afrimi dhe thellimi i bashkëpunimit të dy vendeve – Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë ka qenë dhe mbetet prioritet i institucioneve të vendit, në këtë rast i Parlamentit të RMV-së.
Njëherësh, zonjës Kodheli i urova Festat e Nëntorit – “Muajin Kuqezi”, ndërsa siguruam se takimet dhe lidhjet e ndërsjella të jenë më të shpeshta”, është shprehur kështu deputeti Alimi.(koha.mk)