Shkup, 15 shkurt – Ejup Alimi, deputeti i BDI-së, ka përkujtuar se “Rasti Belg”, ai i shtetit pa Qeveri, mund t’i ndodhë edhe Maqedonisë nëse, siç ka shkruar ai më profilin e tij në Facebook, asnjëra nga palët maqedonase në bisedime për formimin e Qeverisë, e shpërfill kërkesën për barazi të plotës midis shqiptarëve dhe maqedonasve.
“Pa një barazi të plotë dhe vendimarrje konsensuale mes dy etnive shumicë në këtë shtet – nuk mund të ketë Qeveri as me njërën e as me tjetrën palë. Mund të përsëritet edhe “Rasti Belg” e vendi të ngelet pa Qeveri edhe 2 apo 3 vite derisa të vetëdijësohen se në këtë shtet nuk mund të vazhdohet të qeveriset vetëm duke plotësur e ruajtur interesin e njërës etni”, shkruan Alimi.
Ai ka dhe një “sugjerim” drejtuar tre nëkryetarëve të partisë- njëherësh kryetar komunash: Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti. “Kryetarët e komunave duhet të kthehen në zyrat e tyre e të punojnë për atë që janë zgjedhur – të qeverisin me komunat e jo të bredhin sa në një shtab e në tjetrin shtab partiak!”, shkruan deputeti i BDI-së. (koha.mk)
Alimi përkujton “Rastin Belg”, ka sugjerim edhe për Arifin, Bejtën dhe Mexhitin
Leave a comment