Alimi: Ligji për shqipen para zgjedhjeve

Shkup, 22 qershor – Ligji për gjuhën shqipe në Parlament do të duhet të vijë para pushimit të Parlamentit, konkretisht para gushtit. Kështu në një deklaratë për gazetën KOHA ka thënë koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, sipas të cilit, partia e Ahmetit insiston që gjuha shqipe zyrtare të bëhet para zgjedhjeve lokale. “Ligji për gjuhën shqipe, sipas marrëveshjes, do të duhet të vijë në Parlament para pushimeve të deputetëve, konkretisht para gushtit. Kjo do të thotë se Ligji do të miratohet para zgjedhjeve lokale të tetorit. Ne insistojmë që kjo të ndodhë dhe presim të ndodhë”, është shprehur Alimi… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)