Shkup, 14 mars – Formimi i ministrisë së re për Sistem Politik dhe mardhënje midis bashkësive është e nevojshme dhe delë nga analiza e Marrëveshjes kornizë të Ohrit nga viti 2015, tha deputeti i BDI-së, Ejup Alimi, në debatin parlamentar për ndryshime në Ligjin për Qeveri, raporton gazeta KOHA.
Me ndryshimet parashihet transformimi i Sekretarijatit për Marrëveshjen e Ohrit në Ministri të re, e cila do ti merr kompetencat e sekretariatit. Siç tha Alimi, mbështetje për këtë ide kanë dhënë të gjitha partitë politike.
“Më vjen mirë që kemi marrë mbështetje edhe nga VMRO-DPMNE, LSDM-ja dhe deputetët e pavarur. Me këtë bëjmë një hap para si shoqëri e barabartë për të gjithë”, theksoi Alimi.
Nga ana tjetër, deputeti Enes Ibrahimi, nga partia Lëvizja e turqive, pyeti, se për cilën bashkësi etnike do të jetë kjo ministri.
“Në frymën e shoqërisë multietnike ministria e re është e nevojshme, por me propozim ligj nuk është precizuar se a do të jetë përgjegjëse edhe për të drejtat bashkësive më të vogla etnike. Për cilat bashkësi bëhet fjalë, për etnike, fetare, LGBT bashkësinë apo tjera? Çfarë bëjmë me bashkësitë më të vogla në numër”, tha Ibrahimi.
Ndryshimet e Ligjit kanë kaluar në lexim të parë në Parlament. Mbetet që edhe njëherë të shqyrtohen në komisionet amë, pas çka parlamenti do të votoi për miratimin e tyre. (koha.mk)