Shkup, 14 maj – Besir Alili është plasuar në finale e Kampionatit Evropian për kadet, i cili po mbahet në Shkup, pasi sot në luftën gjysmëfinale mundi garuesin nga Bjellorusia Stanisllav Mozak me 11-1. Fitoren Alili e arriti qysh në raundin e pare, ku krijoi epërsi me 9-1. Ndryshe, në finale Alili nesër do të perballet me mundësin nga Armenia, Rafayel Harutuyunyan. Krahas luftës mes Besir Alilit dhe Stanislav Mazok, u zhvilluan edhe nëntë luftëra tjera ku u arritën këto rezultate: